Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon procesi gjyqësor për rastin “Maxhar Telekom”.
Ky proces udhëhiqet kundër ish-drejtorit gjeneral dhe drejtorit financiar të “Telekomit Maqedonas”, Atila Senderei dhe Rolf Plat, si dhe personave të tjerë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe arritjen e marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultative me firma nga Qipro.
Rasti është në duart e gjykatëses Lenka Davitkova. Procesi gjendet në procedurë të dëshmive dhe se po merren në pyetje dëshmitarë të propozuar nga Prokuroria, ndërsa prokurore e këtij rasti është Lile Stefanovska. Ky rast filloi të procesohet në vitin 2011 dhe më pas kaloi në kompetencë të Prokurorisë Speciale. (INA)
Zëvendësambasadori gjerman udhëton me tren nga Prishtina në ...
Shpërndarja e kuvendit në “dorë” të Kushtetueses
Aksident tragjik në Vranidoll, humb jetën ngasësi i motoçikl...
Arrestohet në Prishtinë 26-vjeçari i kërkuar për narkotikë
Parkingu bëhet shkas i sherrit ndërmjet dy personave në Priz...
Dron mbi burgun e Gjilanit, policia po heton rastin