Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin tetor të vitit 2020 është 33.704 denarë, kumtoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).
Sipas LSM-së, në shportë, ushqimi dhe pijet marrin pjesë me 14.092,64 denarë, banimi me 10.812,82, higjiena me 2.388,61, ndërsa transporti me 2.469,16 denarë.
Për rroba dhe këpucë janë shpenzuar 2.157,26 denarë, 1.066,79 për kulturë, ndërsa gjithsej 716,91 denarë janë shpenzuar për ruajtjen e shëndetit.
LSM-ja rikujton se sipas njoftimit të fundit të Entit shtetëror për statistikë, paga mesatare mujore neto për muajin gusht të vitit 2020 ishte 27.535 denarë./Telegrafi
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...