Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se është duke punuar që kushtet të përmirësohen për bizneset sa i përket energjisë.
Lluka e tha këtë gjatë Forumit të Biznesit me temë “Pengesa qindra milionëshe: Energjia elektrike”.
Ai tha se një raport i USAID ka treguar që 300 milionë euro janë humbje të bizneseve të shkaktuara nga energjia elektrike, duke shtuar se shpreson se në pesë vitet e ardhshme do të përmirësohet kjo gjendje.
“Që nga paslufta janë importuar 550 milionë euro energji dhe 32 për qind janë humbjet komerciale në rrjetin tonë të cilat janë pjesë e faturave të bizneseve dhe shtëpive. Kosova është i vetmi vend në Evropë ku tarifat e bizneseve janë më të shtrenjta se të shtëpive”, ka thënë Lluka.
Ai ka thënë se sa i përket energjisë kjo gjë do të përmirësohet dhe do të balancohet.
Lluka ka folur edhe për Termocentralin Kosova A duke thënë se është i amortizuar dhe kjo nuk mund të na krijojë stabilitet.
“Kemi edhe projektin Kosova e Re tërmocentral i cili na garanton se do të kemi energji të mjaftueshme. Brenda vitit 2018 përfundon gjithçka përfshirë marrëveshjen financiare dhe më fillim të vitit 2019 të filloj ndërtimi”, ka thënë ministri Lluka.
/arbresh.info/
Kuvendi pritet t’i ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet