Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi segmentin rrugor Milloshevë-Mitrovicë të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, me ç’rast u njoftua për së afërmi me arsyet e ndërprerjes së punimeve.
Në fjalën e rastit ministri Lekaj, duke folur për ecurinë e punëve në këtë segment, që janë përcjellur me problem të caktuara, tha:
“Ne jemi zotuar se do të kërkojmë nga kompanitë që te jenë serioze në kryerjen e obligimeve, për çka janë zotuar dhe kanë nënshkruar kontratat. Ky segment i domosdoshëm për qytetarët e kësaj ane, duke përfshirë Mitrovicën,Vushtrrinë dhe zonat që kanë qasje në këtë segment që e lidh me Prishtinën dhe zonat e tjera, është stërzgjatur dhe mund të them se njësia implementuese për përzgjedhjen e kandidatëve është stërzgjatur për tri vite. Kjo është për keqardhje dhe ne u kërkojmë falje qytetarëve për këtë. Ky segment është dashur të kryhet para dy vitesh, prandaj ne zotohemi që këtë vit do të fillojnë punimet, sepse janë tri fonde huamarrëse që do ta ndihmojnë realizimin e këtij projekti: fondi islamik i Bankës islamike, fondi për zhvillim ndërkombëtarë, që po ashtu është nga shtetet islamike dhe fondi i Arabisë Saudite. Në këtë drejtim ne kemi biseduar me ambasadorin Rexhep Boja, i cili më është zotuar se do të merret me këtë çështje dhe më ka thënë që projekti është miratuar dhe se janë ndarë fondet dhe se, perveç kësaj, është ndarë një fond shtesë për këtë projekt. Ka mbetur vetëm që nga ana e Ministrisë ta konfirmojmë se ne do zotohemi që do t’i kryejmë obligimet tona”, tha Lekaj.
Gjatë prononcimit, ministri Lekaj u përgjigj edhe në pyetjet tjera të gazetarëve, lidhur me aktivitetet e ardhshme të Ministrisë së Infrastrukturës.
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu