Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në RTV Dukagjini tha se në muajin dhjetor të këtij viti do të përfundoj autostrada Prishtinë-Hani i Elezit, e cila e lidh Kosovën me Maqedoninë.
Ai tha po ashtu se në këtë autostradë po ndërtohet dhe ura më e gjatë në rajon e cila është 5.6 kilometra e gjatë.
“Nuk ka vend për tu shqetësuar pasi projekti i autostradës Prishtinë- Hani i Elezit do të përfundoj në muajin dhjetor. Kjo urë është e gjatë 5.6 km, më e gjata në rajon”, ka thënë Lekaj.
Ai po ashtu foli edhe për gjendjen e përgjithshme të infrastrukturës rrugore në vend ku tha se çdo gjë po shkon ashtu si duhet.
“Nuk kemi ndonjë ngecje. Janë disa pika që duhet të veprohet shumë shpejt që mos të ketë ngecje të automjeteve”, tha ministri Lekaj.
Sa i përket kërkesë së Bechtel & Enka-s për pagesën e 63 milionë eurove shtesë për shkak të vonesave të Qeverisë për shtyrjen e borxhit, ministri Lekja pret që kjo shumë të ulët.
“Jemi në negociata. Shpresoj që nuk do të jetë ajo shifër sa është pretenduar që ne do ta shlyejmë”, theksoi Pal Lekaj. /Telegrafi/
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...