Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka lavdëruar punën e qeverisjes së tij gjatë këtij mandati.
Në fjalën e tij para deputetëve ai tha se kryesorja e këtyre viteve të qeverisjes është rritja ekonomike, shkruan Arbresh.info.
“Kryesorja e këtyre katër viteve të qeverisjes është rritja ekonomike, e cila është 6.36 për qind e bruto produktit vendor mesatarisht në këto tri vite. Asnjëherë pa rënën nën 4 për qind, natyrisht rritje reale pasi të hiqet inflacioni”, u shpreh Kurti.
“Në kuadër të kësaj rritjeje ekonomike kemi edhe dyfishim të eksporteve, edhe më shumë se dyfishim të investimeve të huaja”, shtoi ai.
Tutje, ai tha se ka hyrje shumë të lartë të të hyrave në buxhetin e Kosovës.
“Konkretisht këtë vit janë mbi 3 miliardë të hyra tatimore”./Arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...