Punëtorët e komunës së Graçanicës do të furnizohen me rroba të reja.
Zyrtarët komunal këto rroba do t’i kenë të paguara nga buxheti i Republikës së Kosovës, shkuan arbresh.info.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se për këtë blerja janë shpenzuar afër 5 mijë euro ose saktësisht 4 986 euro. Aty thuhet gjithashtu se në mesin e dy operatorëve ekonomik fitues ka dalë ‘N.P.T.”ELLCANA”, nga Rahoveci.
Kjo kompani kishte ofruar edhe çmimin më të ulët, ndërsa OE tjetër kishte ofruar çmim prej 6 960,00 euro.
Kjo kontratë nuk ka gjasa të nënkontraktohet./arbresh.info/

Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...