Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zv.Kryeministrin Haki Abazi pritën në takim Arian Zekën, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë i cili ishte i shoqëruar nga Tea Blakaj Hoxha, sekretare gjenerale e Qendrës së Arbitrazhit, Anila Sylajn dhe Altin Zogajn.
Në takim u diskutua për prioritetet e Qeverisë në fushën e ekonomisë me theks të veçantë ndihmën për prodhuesit vendorë, nevojën e prodhimeve vendore dhe reciprocitetin ekonomik dhe tregtar.
Mbrojtja dhe mbështetja e prodhuesve vendorë me ndihmë profesionale dhe mbështetje institucionale është strategjia e Qeverisë për zhvillim ekonomik. Kjo bëhet me bashkëpunim të të gjitha aktereve, meqë roli i Odave është shumë i nevojshëm./arbresh.info/



Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...