Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, me të cilët ka diskutuar për planin e zbatimit dhe promovimin e programit për rimëkëmbje ekonomike, respektivisht për Masën 9-të, e cila lidhet në mënyrë specifike me këto komunitete, shkruan Arbresh.info.
“Në bazë të Programit të miratuar në Qeveri, ne e kemi shpërnda një shumë prej 1.7 milionë euro, si mbështetje për komunitetet joshumicë, ndërsa tani planifikojmë t’i shpërndajmë edhe 2 milionë euro për këto komunitete dhe atë deri në fund të dhjetorit të këtij viti, në mënyrë që t’ju ofrojmë mbështetjen e duhur në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 “, tha Kryeministri Hoti.
Po ashtu, Kryeministri Hoti vlerësoi dhe kërkoi angazhimin e të pranishmëve për shpërndarje të informacioneve dhe identifikimin e rasteve, në mënyrë që ato raste të aplikojnë për të përfituar në kuadër të kësaj shume, të cilën Qeveria e ka ndarë për ta.
Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, ndihmën e Qeverisë Hoti e cilësuan si mbështetjen më të madhe që ka ndodhur deri me tani, ndërsa bashkëpunimin si tepër të shkëlqyeshëm dhe objektiv.
42 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit
San Francisco “zhytet” në errësirë, 130 mijë banorë pa energ...
Çfarë u sekuestrua në shtëpinë e ish-pjesëtarit të MUP-it se...
Tentohet për herë të dytë t’i vihet flaka restorantit në Pri...
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Leposa...
Humbi ndjenjat në vendin e punës, vdes një person në Gjilan