Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar marrëveshjet për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Finlandën dhe Holandën.
Sipas marrëveshjeve, pritet të parandalohet evazioni fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital.

Me dy vendime të veçanta, janë miratuar nismat e negocimit të lidhjes së Marrëveshjes Ndërkombëtare mes Qeverisë së Kosovës dhe Finlandës dhe Marrëveshjes Ndërkombëtare dhe në mes Holandës për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital. Marrëveshjet do të negociohen në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Kosovës dhe të Ligjit për Marrëveshje Ndërkombëtare.
Vlerësohet se këto marrëveshje do të kenë ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe do të jenë stimuluese për investimin e kapitali të huaj në vendin tonë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...