Në kuadër të vizitës zyrtare të cilën po e realizon në Berlin, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi një takim multilateral me Ministrin e Ministrisë Federale së Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë, Cem Ozdemir, Ministren e Bujqësisë së Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca si dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave të Maqedonisë së Veriut Ljupço Nikollovski.
Ky takim u zhvillua në margjinat e Konferencës Ministrore “Të bashkuar për Sigurinë globale ushqimore” të G7 në Berlin dhe me ftesë të Ministrit të Ministrisë Federale së Ushqimit dhe Bujqësisë së Gjermanisë Cem Ozdemir, Ministrisë Federale së Punëve të Jashtme Gjermane dhe Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim; për të adresuar një shqetësim global lidhur me sigurinë ushqimore, zinxhirin e shkëputur të furnizimit për shkak të agresionit rus në Ukrainë, si dhe rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore, gazit, naftës e të ngjashme.
Ministri Peci me këtë rast theksoi rëndësinë e mbështetjes së Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e bujqësisë, e konkretisht Kosovës, që në një të ardhme të afërt të na ofrohet qasja direkte në fondet e para-antarësimit IPARD. Gjithashtu, Ministri i MBPZhR-së, Faton Peci e njoftoi Ministrin Ozdemir për hapat e ndërmarrë me qëllim të lehtësimit të situatës dhe rritjes së përkrahjes për bujqit kosovarë përmes programeve mbështetëse, të cilat kanë për synim avancimin e sektorit të bujqësisë, duke ndikuar kështu në përmirësimin dhe ngritjen e kapaciteteve prodhuese e përpunuese të bujqve vendor./arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit