Mbi 2.1 milionë euro është vlera e produkteve që Republika e Kosovës i ka eksportuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë këtij viti.
Për periudhën janar-prill të 2020-es saktësisht kjo vlerë ka arritur në 2 milionë e 134 mijë euro, shkruan arbresh.info.
E produktet që destinacion final kanë pasur SHBA-të janë të ndryshme, aty hynë edhe kafeja, mielli, pijet freskuese dhe vera.
Vetëm kafe është eksportuar rreth 42 mijë euro, 1 mijë e 800 euro në muajin shkurt, ndërsa në mars rreth 40 mijë euro. Ndërsa pije freskuese, ujë me shtresa ëmbëlsuese, aromatizues janë eksportuar rreth 39 mijë litra e që kanë kushtuar rreth 39 mijë euro.

Në të dhënat e Doganës së Kosovës thuhet se amerikanët kanë blerë edhe veshje si funde, pantallona, bluza, fustane, çorapë.
Ndërsa vetëm jorganë dhe jastëk, SHBA ka blerë nga Kosova në vlerë mbi 1.3 milionë euro. Aty thuhet se këto dy produkte janë ndryshe nga ato të mbushura me pula dhe push./arbresh.info/
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë
Laurent Xhylani “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Kancelari gjerman i kërkon Izraelit të heqë dorë nga planet ...