Ministri i Financave Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare në Mal të Zi është pritur nga homologu i tij malazez Darko Radunoviq, me ç’rast ka paraqitur propozimin e Qeverisë së Kosovës për organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, ku do të nënshkruheshin shumë marrëveshje të fushën e ekonomisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën e përgjithshme makrofinanciare, Inicimin e Marrëveshjes së Eliminimit të Tatimit të Dyfishtë, bashkëpunimin për përmirësimin e kushteve të të bërit biznes ndërmjet dy vendeve, përmirësimin e proceduarve fiskale dhe doganore, bashkëpunimin në fushën e shkëmbimit të informacionit në përputhje me kuadrin ligjor të secilit vend, përafrimin dhe harmonizimin e ngarkesave doganore për mallrat që paguajnë akcizë, sidomos duhanit dhe kafesë si dhe për unifikim të dokumentacionit për import – eksport.
Ministri Avdullah Hoti falënderoi ministrin Radunoviq për pritjen dhe gatishmërinë e tij dhe të shtetit të Malit të Zi për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror, si dhe për unifikimin e marrëveshjeve të cilat e shtojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik në dy vendet. Me këtë rast ministri Hoti e njoftoi homologun e tij për proceset buxhetore dhe financiare nëpër të cilat po kalon Kosova.
Ndërsa, ministri Radunoviq shfaqi gatishmërinë e shtetit të tij për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.
Ndryshe, gjatë vizitës së tij ministri Hoti u takua edhe me nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Genc Nimanbegu, si dhe me ministrin për të Drejtat e njeriut dhe pakicave, Mehmed Zenka, ku diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit