Në vazhdën e vizitës në Luksemburg, ministri i Financave Avdullah Hoti, është takuar sot me drejtorin gjeneral të Odës Ekonomike të Luksemburgut, Carlo Thelen.
Gjatë këtij takimi, ministri Avdullah Hoti dhe drejtori gjeneral i Odës Ekonomike të Luksemburgut Carlo Thelen, kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut, si dhe për përgatitjet për Forumin e Investimeve Kosovë – Luksemburg.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Financave, të dyja palët theksuan se Kosova dhe Luksemburgu duhet që të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, duke ndikuar në rritjen e raporteve pozitive tregtare ndërmjet dy vendeve.
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...