Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) organizon sot diskutimin publik me temë “Tërheqja e Bankës Botërore nga investimet në thëngjill në Kosovë dhe gjendja aktuale e sektorit të mjedisit dhe energjisë.
“Duke e konsideruar energjinë si një nga sektorët më thelbësorë në politikat publike dhe duke parë ndikimin e drejtpërdrejtë në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve të vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor për këtë çështje, ne e konsiderojmë të domosdoshme ngritjen e pyetjeve si “A po ecën Kosova drejt standarteve të BE-së në sektorin e mjedisit dhe të energjisë?”, thekson KOSDI.
Konferenca ka për qëllim të ofrojë mundësi për një dialog midis palëve vendore dhe ndërkombëtare me ekspertizë në fushën e mjedisit dhe energjisë, efektin e saj në politikat mjedisore dhe efiçencën e energjisë.
Trump: Armëpushimi me Iranin skadon të mërkurën, zgjatja `sh...
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...