Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Buxhetit të Ekonomive Familjare (ABEF) për vitin 2016. Ky publikim ofron të dhëna për konsumin, shpenzimet, të ardhurat e ekonomive familjare etj.
Nga rezultatet e dala nga ky publikim, konsumi i përgjithshëm në Kosovë në vitin 2016 ishte 2 321 milionë Euro, ndërsa për ekonomi familjare 7 539 Euro, si dhe për kokë banori 1 460 Euro. Konsumi i përgjithshëm në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015, ka një rënie të lehtë prej 5.7%, ndërsa konsumi për kokë banori ka një rritje prej 2%. Pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare në vitin 2016 është shpenzuar për ushqim (42%) dhe për banim (29%). Pasojnë shpenzimet për veshmbathje me 5% dhe nga 4% për transport, alkool, duhan dhe për mobilje.
Ndërkaq, krahasuar me vitin 2015, në vitin 2016 ushqimi nga prodhimi vetanak në konsumin e përgjithshëm ka shënuar një rënie të vogël prej 6%.
Konsumi i ushqimit në Kosovë në vitin 2016, sipas rezultateve të ABEF-it, dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, që kontribuojnë në më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit (në vlerë). Më pas, radhiten perimet dhe pijet joalkoolike. Konsumimi i bukës dhe i drithërave në vitin 2016 ka qenë 17%, sa ishte edhe në vitin 2015.
Kurse, burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare sipas ABEF 2016, del të jenë rrogat nga sektori privat dhe ai publik, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat, të cilat kanë pasur një rënie për 1%, krahasuar me vitin 2015.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...