Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka reaguar të martën për paralajmërimet e fundit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.
“Operatori i vetëm në Kosovë për furnizim me energji elektrike i ka bërë kërkesë ZRRE për shtrenjtimin e energjisë elektrike diku mbi 54 % kurse, ZRR-e, në vend se të mbrojë interesat e qytetarëve të Kosovës që me vështirësi po i shlyejnë faturat me çmime ekzistuese, të lehtësuara nga subvencionimi i qeverisë së Kosovës, krahasuar me më herët është treguar më i mëshirshëm duke lejuar shtrenjtimin vetëm me 13.4 % që, krahasuar me shumën e kërkuar, duket, në shikim të parë si një përfitim apo subvencion shtesë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në reagim.
Më tej në komunikatën e KMDLNj-së thuhet se në të njëjtën kohë, Qeveria e Kosovës, duke u mbështetur në “praktikat e mira“ të qeverive të mëparshme ka vazhduar t’ua paguajë rrymën serbëve (dhe të tjerëve) në Veriun e Kosovës duke e zbatuar skajshmërisht të deformuar parimin e diskriminimit pozitiv. Vetëm për vitin 2022 Qeveria e Kosovës, për t’i qetësuar serbët e Veriut të Kosovës e në kurriz të kësaj kanë përfituar edhe të tjerët ka ndarë 63 milionë euro për pagesën e faturave për energji elektrike që e kanë shfrytëzuar dhe keqpërdorur, pa asnjë masë kufizimi, për dallim nga paguesit e rregullt të faturave poshtë lumit Ibër që iu janë nënshtruar reduktimeve dhe prishjeve të shumta. /arbresh.info/
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...
Besim Kodra i bashkangjitet rrugëtimit politik të Vjosa Osma...
Berisha: Marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci forcon stabilite...