Konkursi për drejtor të Administratës Tatimore të Kosovës ka futur në garë ish-ministra e ish-kandidatë për kryetarë të komunash.
Ky fakt i ka shqetësuar njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilët kanë shfaqur dyshime për punën e tyre nën diktatin e pjesëmarrësve politikë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, ia “ka mësyrë” garës për të parin e ATK-së në mesin e shumë ish-ministrave e ish-kandidatëve për kryetarë komunash.
Një konkurs i tillë me numër kaq të madh të kandidatëve me të kaluar politike ka ngjallur pakënaqësi te njohësit e sistemit të drejtësisë, të cilët kanë kërkuar rishpalljen e procesit edhe një herë me arsyetimin se ky proces me këta emra aktualë e thellon integritetin dhe kapjen e institucioneve të pavarura në vend.
Ky aplikim nuk është parë në të njëjtën mënyrë nga kandidatët që kanë aplikuar.
Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, në një deklaratë dhënë gazetës “Zëri” ka thënë se nuk ka parë asnjë arsye të mos i futet kësaj gare, pasi ka plotësuar të gjitha kriteret
José Mourinho drejt Real Madrid? – Ekziston klauzolë l...
Edhe një tentim për zgjedhjen e presidentit, sërish pa opozi...
Egzon Dakaj i jep fund karrierës si gjyqtar
Abdixhiku: Kurtit po i pengon Vjosa Osmani, por populli do t...
LDK nuk merr pjesë në seancën për presidentin
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...