Shteti i Japonisë ka shprehur gatishmërinë e tij për të thelluar bashkëpunimin me Kosovën në sferën ekonomike.
Kështu të kaptën ka bërë të ditur i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, gjatë takimit me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan arbresh.info.
Po ashtu, gjatë këtij takimi është folu edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe menaxhimit të pandemisë Covid-19.
“Palët kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin mes dy vendeve, posaçërisht për nevojën për thellim të bashkëpunimit ekonomik. Është biseduar edhe për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe çështjen e dialogut Kosovë – Serbi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ministrja Gërvalla e ka njoftuar Ogasawara lidhur me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme.
Nga ana tjetër, Ogasaëara ka shprehur përkushtimin e vendit të tij për të ndihmuar Kosovën, me theks të veçantë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.
Gërvalla ka falënderuar Ogasaëara për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit./arbresh.info/
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...
Sërish tensione në aeroportin e Vlorës/ ‘2A Group’ nuk lejon...
Telesport: Sylvinho largohet nga Shqipëria