Inspektorët e Tregut, Inspektorët e ATK-së dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, kanë inspektuar operatorë ekonomikë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e bërë për media para pak çastesh thuhet se Inspektorati i Tregut i MINT në bashkëpunim me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë inspektuar pikat shitëse me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e marzhës tregtare,shkruan arbresh.info.
“Te disa biznese ka pasur mosbarazim sa i përket sasisë së stokut dhe me këtë rast do të shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim bëhet e ditur se janë inspektuar depo, markete dhe me këtë rast janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e vajrave ushqimore për shkak të mungesës së dokumentacionit, është konstatuar mospërputhje e çmimeve, mashtrime me sasisë e produkteve etj.
“Me këtë rast janë shqiptuar një numër i madh i gjobave gjithashtu lëndët do të trajtohen në pajtim me legjislacionin në fuqi. Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, vijon njoftimi.
Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari së bashku me Këshilltarin për inspektime, Kushtrim Dakaj, Ud. Kryeinspektoren e Tregut, Lebibe Haliti, ka njoftuar se ka vizituar pikat shitëse të derivateve, ku edhe është njoftuar nga afër për çmimet aktuale në tregun tonë.
Ditëve të fundit në vend ka pasur ngritje të çmimit të vajit, ku në disa markete, çmimi i një litre vaj ka arritur në 3.49 Euro./arbresh.info/
Elijona tregon se pse nuk e puthi Klodin në dasmë
Të rinjtë kërkojnë më shumë edukim mediatik në shkollë
Mac Allister hero, Liverpooli merr fitore në frymën e fundit...
Kreshma e Madhe e Pashkës nis më 23 shkurt, mesazhi i Kryepi...
Kosova dhe Iowa drejt zgjerimit të bashkëpunimit institucion...
Katër banorët e Big Brother VIP Albania 5 që po agjërojnë kë...