Sot në Gala Mbrëmjen e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës si ngjarja përfundimtare e saj për vitin 2019, “IMK-Industria Metalike e Kosovës” SH.P.K. ka pranuar çmimin e Eksportuesit të vitit 2019. Çmim ky i pranuar nga kjo kompani për herën e dytë rresht.
Gjatë kësaj ngjarjeje u potencua rëndësia e madhe e eksportit për ekonominë e Kosovë dhe domosdoshmëria qe te stimulohet eksporti në përgjithësi, raporton arbresh.info.

IMK-Industria Metalike e Kosovë SH.P.K me veprimtarinë e saj si përpunuese e çelikut, me saktësisht prodhuese e tubave dhe konstruksioneve të çelikut nga viti në vit po konsolidon pozitën e saj në tregjet e jashtme me saktësisht në ato të Bashkimit Evropian.
Kapacitetet prodhuese, cilësia e produkteve, aplikimi i standardeve ndërkombëtare të proceseve të punës dhe produkteve të prodhuara ka bërë që të ketë kërkesa për produktet e saj nga tri kontinente të botës.
Lëshimi i certifikatave për produktet e prodhuara për konformitetin në raport me ambientin, shëndetin dhe sigurinë (CE marking) është një arritje mëse e rëndësishme qe kjo kompani aplikon nder vite. Aktualisht kjo kompani eksporton produktet e saj ne shtetet me te zhvilluara te botes si Franca Zvicra, Gjermani, etj.

Me rastin e pranimit të çmimit nga Drejtori Gjeneral i kësaj kompanie z.Rrustem Pacolli, përveç falënderimeve të bëra në drejtim të të gjithë atyre që kontribuuan që të arrihet ky sukses, u potencua edhe mungesa dhe rëndësia e madhe për stimulimet e ndryshme që do e lehtësonin dhe do e nxitnin eksportin nga prodhuesit vendorë.
“Investimet mbi 25 milionë euro në këtë kompani të bëra ndër vite kanë filluar të mishërohen me suksesin, gjë që e bën krenar çdo banor të Republikës së Kosovës e aq më shumë neve pronarëve që sakrifikuam dhe investuam çdo gjë që patëm që të arrihet kjo ditë”, tha z.Rrustem Pacolli në diskutimin e tij me media dhe anëtarët e kësaj Ode./arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...