Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës me 2/3 e votave e ka ratifikuar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe MCC-së.
Hovenier ka thënë se mirëpret ratifikimin e shpejtë të marrëveshjes mbi 200 milionëshe, gjë që hap rrugën për të punuar drejt përshpejtimit të së ardhmes së qëndrueshme dhe të besueshme energjetike të Kosovës.

Edhe kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas votimit në Kuvend duke thënë se dallimet pozitë-opozitë nuk vijnë në shprehje kur bëhet fjalë për SHBA-në dhe interesin e Kosovës.
Në prezantimin e këtij Projektligji, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi se Programi Kompakt paraqet investimin më të madh në sektorin energjetik që nga paslufta si dhe është shtyllë e vazhdimit të marrëdhënieve strategjike dhe përherë më të fuqishme me SHBA-në. /arbresh.info/
Sot vazhdon seanca në rastin e vrasjes së Auron Thaqit
Reduktimet e rrymës, arsyeja se pse sot LDK mban konferencë ...
Moti sot: I vranët dhe vende-vende me shi, temperatura deri ...
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...