Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, por nuk është bërë e ditur nëse do të ndryshohen masat anti-COVID.
Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ka dyndje të madhe të qytetarëve dhe do të kujdesemi që me masat që ndërmarrim për mbrojte nga COVID të krijojmë kushte të volitshme për bizneset si dhe për të lëvizur qytetarët, por në të njëjtën kohë do të sigurohemi të mbajmë nën kontroll situatën me COVID.
“Raportet deri më tash janë vërtet pozitive, masat e ndërmarra më herët kanë ndikuar dhe numri ka rënë nën 200, nga 700 raste sa kemi pasur brenda 24 orëve.Në bazë të informacioneve që kemi pasur nga Institutit Kombëtarë bëhet e ditur se ne jemi në mesin tri katër vendeve që më së miri e kemi menaxhuar situatën me COVID-19, dhe duhet të sigurohemi se tani kur kemi fluks të madh të qytetarëve për festa tu krijojmë atyre kushtet që të kënaqen me familjet e tyre dhe të marrim masa për ti mbrojtur qytetarët e bashkatdhetarët”, tha Hoti
/ Arbresh.info/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim