Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti i ka numëruar një nga një problemet që sipas tij nuk janë parashikuar në projektbuxhetin për vitin 2022.
Ish- ministri i Financave, tha se me këtë buxhet po pasqyrohet edhe orientimi dhe puna e Qeverisë Kurti, shkruan arbresh.info.
” Me këtë dokument që po e lexojmë sot po e kemi të qartë Qeverinë. Fokusi është tekë shpenzimet e thesari së pari duhet mu mbush. Nuk reflektohet asnjë pikë për fiskale. Krejt politikat fiskale janë projektuar në subvencione, e këto nuk mundësojnë zhvillim ekonomikë. Kjo nuk gjeneron punësim. Sektori provat nuk ka program në këtë buxhet. Ne tri vitet e ardhshme nuk ka as një projekt madhorë në infrastrukturë. Në shëndetësi buxheti mbetet i njëjtë, pagat mbesin të njëjta e edhe buxheti për barna i njëjti vetëm sa është zvogëluar. Tekë mirëqenia sociale nuk është rrit paga minimale në 250 euro”, u shpreh Hoti./arbresh.info/
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...
Vetëvendosje e vetme deri tani në seancën për zgjedhjen e pr...
Abdixhiku: Presim shpërndarjen e Kuvendit qysh në mesnatë
Fillon seanca për presidentin
VV nominon Fatmire Mulhaxha Kollçakun për presidente të Koso...
Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Shkodër, detajet e par...