Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se janë të nderuar me vizitën e drejtorit ekzekutiv të Bankës Botërore në Kosovë, Maximo Terero.
Hoti tha gjatë një konference të përbashkët për media me Tereron dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci se bashkëpunimi i Kosovës me Bankën Botërore ka qenë çdo herë në nivel të lartë, shkruan arbresh.info.
“Projektet e Bankës Botërore kanë bërë të mundshëm zhvillimin e sektorëve që si shtet i ri edhe na ka munguar financimi edhe ekspertiza për t’i realizuar ato projekte. Jam i bindur se do të vazhdojmë bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasur. Kohëve të fundit jemi duke finalizuar strategjinë e re të partneritetin me Bankën Botërore”, u shpreh Hoti./Arbresh.info.
Hoxha Osman Musliu në listën e VV-së për deputet, e publikon...
Raporti i Eurostat, sa është numri i shqiptarëve të kthyer n...
Rritet bilanci i viktimave nga sulmet izraelite në Liban, 2,...
Gabimi i rëndë i portierit ia prish festën Ronaldos, titulli...
Lista zyrtare e kandidatëve të LDK-së për deputetë
AAK publikon listën zyrtare të kandidatëve për deputetë