Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pasi në Kuvend të Kosovës ka kaluar Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
Haradinaj përmes Facebook’ut ka përshëndetur miratimin e këtij ligji.
Ai tha se më në fund deputetët i kaluan linjat partiake.
“Përshëndes miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve. Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi që dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi”, tha Haradinaj.
Shkrimi i plotë:
Përshëndes miratimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe përgëzoj deputetët që më në fund tejkaluan vijat partiake dhe përfunduan këtë proces, zvarritja e së cilit ishte në dëm të qytetarëve.
Bëj thirrje tek ekzekutivi që sa më parë ta fillojnë implementimin, pasi që dihet qartë gjendja e rëndë e shumë familjeve në vend por edhe e bizneseve dhe ekonomisë në përgjithësi.
Sot Dita e Evropës, Kurti jep një premtim për mandatin e ard...
Konfiskohet autobusi që transportonte nxënës në autostradën ...
Irani kërkon garanci për pjesëmarrjen në Kupën e Botës
Drejtori i OBSh: Hantavirusi nuk është tjetër COVID, rreziku...
Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim
Palatova e Zyrës së BE: Duam një udhëheqje që bën kompromise...