Me qëllim të mbështetjes së vazhdueshme për punëkërkuesit në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, ka shpallur të hapur fazën e dytë të Programit të Vetëpunësimit 2020, për punëkërkuesit e riatdhesuar në Kosovë.
“Lidhur me këtë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se, me anë të programit do të mbështeten punëkërkuesit e riatdhesuar, në hapjen e bizneseve të tyre të profileve të ndryshme, biznese që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues të punës. Po ashtu, ai ka thënë se, kjo përkrahje e shtuar vjen në këtë kohë të përballjes me pandeminë COVID-19, në mënyrë që punëkërkuesit në Kosovë të ndjejnë edhe më shumë dorën kujdesit nga shteti”, thuhet nw njoftimin e MPMS-sw, raporton arbresh.info.
Gjithashtu, ministri Reçiça ka theksuar se në Fazën e Parë të Programit të Vetëpunësimit këtë vit, janë mbështetur 136 punëkërkues të riatdhesuar të cilët tashmë kanë hapur bizneset e tyre dhe kanë nisur punën.
Për të gjitha informatat shtesë dhe Formulari i Aplikimit, MPMS ka venë në dispozicion linkun e mëposhtëm: https://mpms.rks-gov.net/shpallje/njoftime/ dhe https://aprk.rks-gov.net.
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi