Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takimeve me qytetarë në kuadër të nismës së tij “Espresso me Bedri Hamzën.”
Në Facbeook, ai ka ndarë momente nga diskutimi me Valonin, një ndërmarrës nga Prizreni, i cili ndau shqetësimet e tij mbi sfidat që hasin bizneset në Kosovë.
Ndërmarrësi tha se pagesa e TVSH-së në kufi, pa hyrë në Kosovë dhe pa u shitur malli, është barrë për të dhe për të gjitha bizneset në Kosovë.
Në video, Hamza deklaron se kjo praktikë do të ndryshojë.
“Pagesa e TVSH-së nga kufiri, në të ardhmen, do të paguhet në brendi pasi që mallrat dhe produktet të shiten.” “Kafen e radhës me Valonin, ndërmarrës nga Prizreni. Si çdo ndërmarrës, edhe ai rrëfen se pagesa e TVSH-së në kufi mbetet një barrë e madhe për bizneset. Prandaj, mbledhjen e TVSH-së do ta transferojmë brenda Kosovës, në mënyrë që bizneset ta paguajnë atë vetëm pas shitjes së produkteve. Kështu e lirojmë kapitalin e bizneseve dhe mundësojmë më shumë zhvillim. Kosova mundet më mirë,” ka shkruar Hamza./Arbresh.info/
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...
Kryediplomati Konjufca arrin në Hagë
Erdogan uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë
Tërmeti dridh Bosnjën, ja ku ishte epiqendra
Osmani takohet me presidentin Begaj: Faleminderit që jeni gj...
Galatasaray – Juventus, formacionet zyrtare