Një investitor në kriptovaluta humbi 24 milionë dollarë pasi ra viktimë e një teknike hakimi me ndërrim kartash SIM.
Siç raporton The Wall Street Journal, përcjell Telegrafi, Michael Terpin u godit nga sulmi më 7 janar 2018 pak ditë pasi Bitcoin arriti vlera rekord. Hakerët vodhën 1,500 Bitcoina duke marrë nën kontroll numrin e tij dhe përdorur funksionin Forgot Password të Google për t’iu qasur e-mailit.
Në posedim të dy llogarive personale, hakerët e thyen portofolin e kriptovalutave të Terpin, vodhën asetet dixhitale dhe i shitën menjëherë.
Bitcoin këmbehej me 16,969 deri në 15,790 më 7 janar 2018, sot tregtohet me 8,800 dollarë.
Teknika e zëvendësimit të kartave, njohur si SIM Swaping, i vjedh individit numrin e telefonit i cili përdoret për t’iu qasur llogarive të tjera. /Telegrafi/
“Vazhdoni të flisni… unë do të vazhdoj të punoj” ̵...
“Futbolli duhet të vendoset në fushë, jo në tavolinë” ...
Rriten rastet e shkeljes së të drejtave të autorit në Gjykat...
Kancelari gjerman: Jemi të shqetësuar për rritjen e çmimeve ...
Sveçla takon zyrtarin e Komisionit Evropian në Forumin e Sal...
“Hija jote ka me metë hije e jeme”, çka po paralajmëron Dafi...