Ish-ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari ka falënderuar kolegët e kabinetit për bashkëpunimin.
Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar ka thënë se gjatë kohës kur ka qenë në krye të MEPTINIS-së kanë vepruar të lirë, shkruan arbresh.info.
Hajdari gjithashtu ka falënderuar ish-kryeminsitrin, Albin Kurti teka ka thënë se vendimet e marra kanë sjellë shumë rezultate në pak muaj qeverisje.
“Faleminderit Kryeministër Kurti!
Kam nderin që sot publikisht t’iu falënderoj për vlerësimin dhe besimin e dhënë, që unë të jem pjesë e kabinetit tuaj qeverisës, që solli shumë shpresë për qeverisje të mirë, me politika të shëndosha e gjithpërfshirëse për zhvillim dhe integrim të vendit tonë.
Nën udhëheqjen dhe qeverisjen e juaj të mirë i nderuar Kryeministër, pata mundesinë e të vepruarit të lirë dhe vendim marrjes në nivel profesional, në të gjitha portfoliot që i drejtova në Ministrinë për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike ( MEPTINIS). Në secilën ditë, për katër muaj qeverisje, mora përkrahjen e juaj të plotë për politika dhe vendimarrje gjithpërfshirëse, me vlera profesionale në pah! Dhe kjo qeverisje e mirë, me vullnetin e juaj të pastër, për të rritur mirëqenien e çdo qytetari të Republikës sonë, është NDRYSHIMI i vertetë! Faleminnderit Kryeministër Kurti!
Njiherit falëndëroj tē gjithë kolegët e kabinetit qeveritar për bashkëpunim të mirë dhe përkrahje të plotë! Së bashku morëm vendime të mira, me shumë rezultate për pak muaj qeverisje!”, ka shkruar Hajdari përmes një postimi në facebook./arbresh.info/
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...