Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, iu bashkua Guvernatorëve dhe Ministrave në takimin për Perspektivën Ekonomike Rajonale (EUR), i udhëhequr nga Alfred Kammer, Drejtor i Departamentit Evropian në FMN.
Sipas njoftimit, takimi ofroi një platformë të çmuar për diskutimin e çështjeve të rëndësishme ekonomike dhe financiare dhe për të nxitur bashkëpunimin midis shteteve evropiane, shkruan Arbresh.info.
“Prezantimi i Kammer me titull “Soft Landing in Crosswinds for a Lasting Recovery” nga Perspektiva Rajonale Ekonomike, nxori në pah sfidat dhe mundësitë që përballet rajoni, duke ofruar njohuri për perspektivën ekonomike.”, thuhet në njoftim.
Siç thuhet në njoftim, guvernatorët dhe Ministrat nga Evropa u informuan mbi perspektivat makroekonomike dhe zhvillimet e fundit në sektorin financiar, duke shkëmbyer pikëpamje të gjera dhe rekomandime mbi trajektoren ekonomike të rajonit.
“Pjesëmarrja e Guvernatorit Ismaili është në funksion të angazhimit për përfshirje proaktive dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve në çështjet ekonomike dhe financiare rajonale. Iniciativa të tilla nënvizojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në adresimin e sfidave të përbashkëta financiare dhe sigurimin e stabilitetit financiar për rajonin.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...