Gjigandi i naftës BP ka njoftuar se do të zvogëloj stafin për rreth 15% deri në fund të këtij viti.
Në njoftim thuhet se do të humbin rreth 10,000 vende pune, shkruan bbc, transmeton arbresh.info.

Gjithashtu ndërmarrja ka se gjithë kjo po bëhet për shkak se Covid 19 e ka goditur edhe kërkesën për naftë duke ulur edhe çmimin.
“Ne po shpenzojmë shumë, shumë më tepër sesa po bëjmë – po flas miliona dollarë, çdo ditë”, thuhet në njoftim.
Vende në të gjithë botën kanë porositur njerëzit të qëndrojnë brenda dhe të mos udhëtojnë, gjë që ka shkaktuar një rënie të kërkesës për naftë. Si rezultat, kostoja e naftës ra në më pak se 20 dollarë për fuçi në kulmin e krizës, më pak se një e treta e 66 dollarëve që kushtoi në fillim të vitit. Që atëherë pjesërisht është rikuperuar në rreth 42 dollarë për fuçi.
Gjithë kjo ka shkaktuar telashe në industri duke nxitur paralajmërime se 30,000 vende pune në Mbretërinë e Bashkuar mund të humben si rezultat i krizës./arbresh.info/
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...
Alban Hyseni njofton për vdekjen e një pjesëtari të kabineti...
Labi-Albës: Je goma rezervë e Limit
Gërvalla: Kujtesa për Holokaustin është detyrim ndaj njerëzi...