Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se në Kosovë po ndodh tregti spekulative dhe se situata e luftës do të shfrytëzohet për të rritur çmimin e naftës. Sipas tij, në këtë drejtim duhet të veprojë inspektorati.
Përveç çmimeve të naftës, Gërxhaliu vuri në pah edhe faktorë të tjerë, si mungesa e prodhimit vendor të energjisë elektrike dhe importi i plotë i saj, e bëjnë Kosovën veçanërisht të ndjeshme ndaj krizave globale.
“Të gjitha vendet janë të goditura. Kosova është më tepër e goditur nga fakti që në njëjtën kohë, kur kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike, kur kemi vetëm import të energjisë elektrike, tani kemi edhe një tentativë apo një rritje graduale të çmimit të derivateve të naftës që po e godet, jo vetëm qytetarin, por edhe sektorin privat, në veçanti atë prodhues” tha ai.
Ai gjithashtu kritikoi mungesën e kontrollit në treg dhe spekulimet që po ndodhin në dëm të konsumatorëve.
“Në Kosovë ka tregti spekulative. Do të shfrytëzohet ky momentum për të ngritur çmimin e naftës me ndikim të bursave apo jo. Në psikologjinë e tregtarit mësohet që çmimet ngrihen shpejt, por nuk bien kurrë në situatën fillestare. Duhet të mobilizohet inspektorati i tregut, duhet të ketë kontrolle dhe të mos shfrytëzohet ky momentum në dëm të qytetarëve, të bizneseve për përfitime në grupet e caktuara të interesit”, tha Gërxhaliu.
Ndërron jetë ish-kryeministri francez Lionel Jospin, arkitek...
FSK-ja forcon lidershipin, gjenerata të reja të trajnuara pë...
Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjend...
“Vedat Muriqi më i mirë në botë për gola me kokë, Kosova e m...
Hajnat bëjnë kërdi në Prizren, në dy shtëpi vjedhin stoli ar...
Gjenden mjete të pashpërthyera në Selishtë të Gjilanit