Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) po e rishikon parashikimin e tij për rritjen ekonomike të Kosovës në vitin 2017, por ende konsideron se modeli i saj ekonomik është i paqënddrueshëm, i ka thënë agjencisë Reuters, përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, Ruud Vermeulen.
“Aktualisht, ne jemi në procesin e rishikimit të parashikimeve tona”, tha Vermeulen gjatë intervistës së djeshme, duke theksuar se “ne kemi paraparë rritje 3.5% për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, por fakt është se statistikat zyrtare tregojnë se tashmë ekonomia ka shënuar rritje prej 4.3%, gjatë pjesës së parë të vitit 2017”.
Megjithatë, ai tha se ekonomisë së Kosovës, që ka popullatë prej 1.8 milion banorësh, ende i duhet reformë strukturore.
“Rritja është e lartë, por mbështetet në një model të paqëndrueshëm, i udhëhequr nga konsumi dhe investimet në sektorët jo të tregtueshëm, që para se gjithash, financohen nga remitencat, dhe si rezultat është papunësia e lartë dhe aktivitet i ulët”.
Llogaritet se remitencat nga afro 800 mijë kosovarë që jetojnë në vendet perëndimore e përbëjnë afro 13% të prodhimit kombëtar.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata