Dogana e Kosovës ka njoftuar se pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe të Akcizave ka hyrë në zbatim.
Sipas njoftimit, ky kod i përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe efikasitetit të sistemit doganor dhe të akcizës në vendin tonë, duke synuar përmirësimin e shërbimeve dhe lehtësimin e proceseve për qytetarët dhe bizneset, shkruan Arbresh.info.
Kodi i Ri i Doganave dhe Akcizës përmban një sërë përmirësimesh dhe ndryshimesh që do të kenë një ndikim pozitiv në operacionet doganore dhe proceset e akcizës.
Disa nga pikat kryesore të këtij kodi përfshijnë:
a) Kodi i ri synon të thjeshtojë procedurat doganore dhe të lehtësojë procesin e importit dhe eksportit të mallrave. Kjo do të ndihmojë në reduktimin e kohës dhe kostove për bizneset.
b) Implementimi i teknologjive të reja do të përmirësojë menaxhimin dhe monitorimin e mallrave, duke rritur sigurinë dhe transparencën në proceset doganore.
c) Masa të reja janë parashikuar për të përmirësuar kontrollin dhe monitorimin e mallrave, duke ndihmuar në parandalimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera ilegale.
d) Kodi i ri është në përputhje me praktikat dhe standardet ndërkombëtare, duke e bërë sistemin tonë doganor më konkurrues dhe të përshtatshëm për tregtinë globale.
“Dogana është e përkushtuar të ofrojmë një shërbim më të mirë për qytetarët dhe bizneset tona, dhe besojmë se këto ndryshime do të kenë një ndikim pozitiv në ekonominë e vendit.”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Doganës./Arbresh.info/
KE për Shqipërinë: Progres në drejtësi, sfida në luftën kund...
Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjet...
Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar p...
Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë dëm...
Bitcoin rritet në 107,066$ mes tensioneve Izrael-Iran
Erdogan: Netanyahu është kërcënimi më i madh për sigurinë ra...