Çmimi Nobel në shkencat ekonomike nuk është një nga çmimet origjinale të Nobelit dhe u dha për herë të parë në vitin 1969.
Çmimi u krijua në vitin 1968 nga Banka Qendrore Suedeze, në kujtim të Alfred Nobelit, shpikësit të dinamitit, i cili caktoi çmimet në kimi, mjekësi, fizikë, letërsi dhe paqe, që janë dhënë që nga viti 1901.
Meqenëse çmimi i ekonomisë u caktua veçmas, ai ka qenë i diskutueshëm. Fondacioni Nobel nuk e njeh zyrtarisht si një çmim Nobel, por e përcakton atë si çmimin e Bankës Qendrore Suedeze, Sveriges Riksbank. në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit. Vlera e tij është sa çmimet e tjera, që këtë vit ishte 9 milion korona (908 000 dollarë).
Fakte të tjera për çmimin në ekonomi:
– Çmimi është dhënë çdo vit që nga viti 1969. Deri në vitin 2019, u është dhënë 84 personave.
– Deri në vitin 2019, janë dhënë 25 çmime për fitues individualë, 19 për grupe me nga dy persona dhe shtatë çmime për grupe me nga tre persona.
– Dy gra kanë fituar këtë çmim, Esther Duflo në vitin 2019 dhe Elinor Ostrom në 2009.
– Pjesa më e madhe e fituesve kanë qenë amerikanë.
– Fituesja me e re në ekonomi ka qenë franko-amerikania, Esther Duflo, 46 vjeç.
– Më i vjetri, polako-amerikani i lindur në Moskë, Leonid Hurwicz, 90 vjeç kur fitoi në vitin 2007.
– Esther Duflo dhe Abhihjit Banerjee ishin çifti i parë i martuar të cilët fituan çmimin në vitin 2019.
– Asnjë nga fituesit e ekonomisë nuk ka fituar çmimin më shumë se një herë.
– Makroekonomia është fusha më e zakonshme e kërkimit për fituesit e ekonomisë./atsh/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...