Facebook dhe Google kanë njoftuar se do t’i lënë punëtorët e tyre të vazhdojnë punën nga shtëpia për pjesën tjetër të vitit.
Gjigantët e teknologjisë kanë bërë të ditur se kanë plane për të rihapur zyrat e tyre së shpejti, por po lejojnë më shumë fleksibilitet të punës nga shtëpia, shkruan BBC, transmeton arbresh.info.
Google fillimisht tha se punëtorët do ta mbajnë punën nga shtëpia deri në 1 qershor, por po e zgjat atë edhe për shtatë muaj të tjerë.
Ndërsa Facebook tha se do të rihaptë zyrat e saj në 6 korrik pasi bllokimet e koronavirusit hiqen gradualisht.
Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai tha se punëtorë që duhet të kthehen në zyrë do të fillojnë të jenë në gjendje ta bëjnë këtë nga korriku me masa të zgjeruara të sigurisë.
Por, shumica e tyre që mund të kryejnë punët nga shtëpia do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë deri në fund të vitit, shtoi Pichai.

Edhe facebook ka ndërmarrë hapin tjetër në kthimin e tij në filozofinë e punës.
Por edhe ata u kanë lejuar punëtorëve të zgjedhin nëse duan të punojnë nga shtëpia.
“Sot, ne njoftuam çdokush që mund të bëjë punën e tij nga distanca, mund të zgjedhë ta bëjë këtë deri në fund të vitit,” tha një zëdhënës.
Kjo platformë ishte ndër firmat e para që u kërkoj punëtorëve të saj të punojnë nga distanca për shkak të rrezikut të përhapës së koronavirusit./arbresh.info/

E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...