Eurodeputetja Viola von Cramon, që vjen nga Partia e të Gjelbërve në Gjermani e ka quajtur lajm të mirë vendimin e qeverisë së Kosovës për të refuzuar projektin e gazifikimit për Kosovën.
“Vendim shumë i mirë. Faleminderit për vendimin qartësisht më miqësor ndaj ambientit i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në linjë me Planin e Gjelbër Evropian”, ka shkruar ajo.
Institucionet e Kosovës një ditë më parë njoftuan se nuk është bërë e mundur të ecet përpara me marrëveshjen e gazsjellësit, sepse Kosova nuk kishte informacionin nëse ky veprim është hapi i duhur për vendin në tranzicionin e saj energjetik.
Kosova ka nënshkruar një marrëveshje ndihme me MCC-në për investime me risk më të ulët por që ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë /arbresh.info/
Very good decision. Thanks for the environmental clearly friendlier decision which is better for our climate, for your citizens and in line with the European Green Deal #EU #EGD #transition #energy #renewables #health https://t.co/qsgPZST6Gl
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) September 30, 2021
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...
Pamje nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur 25-vjeçari në...
41 persona nën monitorim për hantavirus në SHBA