Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat për 5.740 punëtorë sipas masave 1.1,1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.
“Sot është ekzekutuar pagesa për 5,740 të punësuar sipas masave 1.1, 1.2 dhe 1.3 të Pakos së Ringjalljes ekonomike. Subvencioni sipas masës 1.1 është 300 euro (3×100), ndërsa sipas masave 1.2 dhe 1.3 është 150 euro (3×50). Kurse subvencionimi për punëdhënësit për tri masat e punësimit (50% e pagës për 3 muaj për masat 1.1 dhe 1.3, dhe 10% e pagës për masën 1.2), është ekzekutuar për 1516 biznese në muajin e kaluar për punëtorët e deklaruar në periudhat tatimore korrik dhe gusht”, ka shkruar Murati./arbresh.info/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028