Shumë komuna të Kosovës janë të pakënaqura me ndarjet buxhetore për investime kapitale që ka bërë Qeveria për vitin 2024.
Reagime pati nga kryetarët e Ferizajt, Kaçanikut, Skenderajt e Fushë-Kosovës. Në një raport të publikuar nga Instituti GAP, thuhet se 22 komuna nuk janë të kënaqura me ndarjet buxhetore të Qeverisë.
Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, tha në RTK se ka projekte që janë investime në disa komuna, por janë në shërbim të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm të komunës. Ai përmendi investimet në Shtime.
Deputeti i mazhorancës, Enver Dugolli vlerësoi se raporti i GAP-it, ka marrë kahje tjetër për një copëz të buxhetit, e që sipas tij është buxhet i zhvillimit.
Ai tha se komunat nuk vuajnë për buxhet, por kritikoi komunat se bëjnë lëshime dhe gabime tek realizmi i buxhetit.
“Kur flasim për buxhetin është mirë ta kemi komplet pikturën edhe të shpenzimeve edhe të planifikimeve, nuk janë duke vuajtur komunat për buxhet, buxhet ka të mjaftueshëm, por kur të kthehemi tek realizimi i projektit, atij buxheti gjithmonë, pasqyrat e auditorëve i nxjerrin me një mal gabime, lëshime e të pa arritura”, tha ai.
Dugolli tha se projektet e bartura, pra që kanë filluar me herët kanë kosto.
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...