Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka shoqëruar delegacionin e drejtorëve ekzekutivë të Bankës Botërore në vizitën që ata i bënë sot termocentraleve Kosova A, Kosova B, Mihjen e Sibovcit dhe hapësirës ku planifikohet të ndërtohet Termocentrali “Kosova e Re”.
Gjatë vizitës së TC-ve dhe mihjes, delegacioni i Bankës Botërore është njoftuar për së afërmi me gjendjen aktuale të kapaciteteve gjeneruese të energjisë, operimin e tyre dhe punën që është duke u bërë për të mbajtur ato në operim.
Ndryshe, Stavileci ka zhvilluar edhe një takim pune me këtë delegacion, të cilët i ka informuar me reformat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për zhvillim të qëndrueshëm, ku si parakusht për këtë vlerësohet zhvillimi i sektorit të energjisë, për çka ka marrë mbështetje të plotë të tyre.
Delegacioni i Bankës Botërore po qëndron në vizitë dyditore në Kosovën për të diskutuar me Qeverinë e Kosovës dhe palët e tjera të interesit mbi prioritetet zhvillimore të Kosovës e veçanërisht, për rëndësinë e reformave në sektorin e energjisë dhe integrimin në tregun rajonal të energjisë.
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit