Fshatit Restelicë të komunës së Dragashit pritet t’i ndërtohet kanalizimi.
Komuna tashmë ka hapur edhe tenderin për këtë, shkruan arbresh.info.
E për rreth 300 metra kanalizim është planifikuar të shpenzohet vlera prej 15 mijë euro.
Në njoftimin për kontratë të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se komuna e Dragashit për kontratën me titull ‘Ndërtimi i kanalizmit në fshatin Restelicë’, ka parashikuar të shpenzoj vlerën pre 15 mijë euro.

Në përshkrim të lëndës së kontratës thuhet se ndërtimi do të përcillet me elemente tjera.
”Ndërtimi i kanalizimit – 281m’ •Si dhe elemente tjera të specifikuara në dosjen e tenderit”, thuhet në përshkrim.
Kohëzgjatja e kontratës është 30 ditë.
“1. Kontrata të realizuara (përfunduara) jo më pak se (22500.00 €) të lëmisë së ngjashme(ujësjellës,kanalizim,ndërtim i rezervuarëve te ujit,impianteve) të kërkuar në periudhën e shkuar tre vjeçare. 2.Menaxheri i projektit – Inxhinier i diplomuar i Ndërtimtarisë -Drejtimi Hidroteknik, (Baqelor,master ose inxhinier i diplomuar)”, janë kapacitetet profesionale dhe teknike që përmendën në njoftimin për kontratë.
Lloji i procedurës është i hapur ndërsa ofrimi i çmimit më të ulët është një ndër kriteret për dhënie të kontratës.
Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: është data 19.05.2020 dhe vetëm përmes e-prokurimi.rks-gov.net ndërsa po atë ditë në orën 13:30:00 do të bëhet edhe hapja e tyre në objektin e Komunës Dragash,zyra nr.8./arbresh.info/
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...