Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se në këtë mandat qeverisës do të angazhohet për fuqizimin e bizneseve në Kosovë duke mbrojtur prodhimin vendor.
Ai ka theksuar se do të angazhohet edhe për zhvillim të konkurrueshmërisë së sektorit privat nëpërmjet zhvillimit industrial dhe përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes.
Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Hasani ka arsyetuar edhe vendimin e tij për ta vendosur tarifën për miellin nga Serbia. Ai ka treguar se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të çmimeve të dampuara dhe, sipas tij, në një masë të konsiderueshme është dëmtuar industria vendore e miellit.
Ministri Hasani ka thënë se prioritet i tij në këtë pozitë do të jetë mbrojtja e prodhuesve vendorë. Duke folur për raportet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin e tregtisë, ministri Hasani ka thënë se fusha e tregtisë mbetet me prioritet të lartë ndërmjet dy shteteve shqiptare.
Ministri Hasani ka theksuar se MTI-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet hallka kryesore në investimet strategjike.
Duke folur për raportet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin e tregtisë, ministri Bajrami ka thënë se fusha e tregtisë mbetet me prioritet të lartë ndërmjet dy shteteve shqiptare, me theks të veçantë eliminimi i barrierave tregtare për prodhuesit kosovarë të cilët duan të eksportojnë në tregun e Shqipërisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...