Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë njofton të gjitha kompanitë anëtare se pas një pune të gjatë, është arritur që të hiqet bllokada e shkaktuar nga hyrja në fuqi e Ligjit për Pronën Publike, nga i cili kanë humbur shumë, numër i madh i bizneseve.
Për më tepër i njëjti ligj ka pamundësuar edhe realizim të investimeve në disa sektorë, përfshirë edhe në atë të energjisë së pastër, për të cilën vendi ka shumë nevojë.
“Ne kemi dhënë komentet tona në grupin punues për tri rregulloret që do të mundësonin nisjen e punës së Zyrës për Administrimin e Pronës Publike në Zyrën e Kryeministrit. Rregulloret janë publikuar në Gazetën Zyrtare, që shënon zyrtarisht nisjen e punës së kësaj zyre”, thuhet në njoftimin e DhTIK-së
Tutje DhTIK bëri të ditur se është në pritje të aranzhimit të një takimi me drejtuesit e zyrës së lartpërmendur dhe se do të vazhdoj angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve të bizneseve anëtare./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...