Projektligji për rimëkëmbje ekonomike nuk është votuar në Komisionin për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete, Rregulloren e Kuvendit, edhe pse dy herë u hodh në votim.
Në këtë Komision deputetët nuk patën vërejtje për projektligjin por megjithatë ai ka dështuar që të votohet për shkak të mungesës së kuorumit.
Kryetari i komisionit, Shkëmb Manaj ka thënë se në Projektligj janë paraqitur 15 amendamente.
Ai ka thënë se asnjë amendament nuk ka qenë në kundërshtim me kushtetutën.
“Raportin me amendamentet e komisionit funksional e keni marr dhe janë paraqitur 15 amendamente. Unë nuk kam parë nëse ndonjë amendamente është në kundërshtim me kushtetutën”, tha ai.
Komisioni ka diskutuar edhe propozimin e Vetëvendosjes për plotësimin e ndryshimit të Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, e cila po ashtu nuk është miratuar nga anëtarët e komisonit.
Deputeti i LVV-së, Alban Hyseni ka thënë se është e nevojshme të lehtësohet procedura e votimit për diasporë.
“Është e nevojshme ta lehtësojmë procedurën e votimit, ku në shumë raste kushton çështja e votës me post dhe besojmë që përmes mënyrës se si ne e kemi propozuar të mundësohet një mënyrë me e lehtë e votimit”.
Ndërsa deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ky ligj është i mangët, por duhet ti jepet rëndësi.
“Që dy mbledhje radhazi që ka ardhur nga VV-ja nuk është prezantuar , dhe mendoj që është iniciativë që duhet t’i japim drejt me votë, pra Ligji për zgjedhjet e përgjithshme është i rëndësishëm pavarësisht që është i mangët por, ne duhet ta trajtojmë. Mendojë që kjo nismë duhet të jetë më e gjerë që diasporës ti mundësojmë që të ketë përfaqësues të vetë në parlamentin e Kosovës”, tha Tahiri./EO/
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...