Një zyrtar në një bankë në Gjakovë ka raportuar se brenda periudhës dy mujore janë deponuar 2 mijë e 917 euro të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.
Sipas policisë, monedhat e dyshuara janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar, shkruan Arbresh.info.
“FALSIFIKIM I PARASË Rr.Nëna Terezë, Gjakovë 16.04.2024-10:00. Ankuesi mashkull kosovar zyrtar në bankë, ka raportuar se brenda periudhës dy mujore janë deponuar para që dyshohet të jenë të falsifikuara, një mijë e katërqind e njëzet e një (1421) monedha metalike në vlerë prej dy (2) euro (1421 x2=2842 euro), një kartëmonedhë në vlere prej pesëdhjetë (50) euro, një kartëmonedhë në vlerë prej njëzet (20) euro si dhe një kartëmonedhë në vlerë prej pesë (5) euro si të dyshuara të falsifikuara. Vlera totale është 2917 euro. Monedhat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Arbresh.info/
Vëllaznimi fiton çerekfinalen e dytë, por nuk ishte e mjaftu...
Osmani nga Davosi: SHBA-të vlerësojnë Kosovën me Bordin e Pa...
Kosova dhe Serbia funksionalizojnë Komisionin për Personat e...
Opozitarja bjelloruse merr shembullin e Kosovës për liri e p...
Censusi dimëror, rritet numri i shpendëve emigratorë në liqe...
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump mbërrin në Tiranë