Agron Demi, nga Instituti GAP, ka reaguar ndaj Presidentit të vendit Hashim Thaçi, i cili ka kthyer mbrapsht në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Shoqëritë Tregtare.
Ai në një postim në profilin e tij në Facebook, ka treguar vendet që kanë kuotat për përfaqësim të grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare.
Demi thotë se në Kosovë bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencioneve të pavarura përfaqësimi i grave është 15 për qind.
Postimi i plotë i Agron Demit në Facebook
Arkadashi i Erdoganit nuk e paska dekretu Ligjin për shoqëritë tregtare me arsyetimin se “nuk është praktikë e zakonshme ekzistimi i dispozitave ligjore që rregullojnë pjesëmarrjen në bordet e drejtorëve të shoqërive aksionare nëpërmjet kuotave gjinore”.
Ja vetëm disa shtete të cilat kanë kuota për përfaqësim të grave në bordet e ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare:
– Spanja 40%
– Franca 40%
– Norvegjia 40%
– Belgjika 33%
– Greqia 33%
– Italia 33%
– Gjermania 30%
– Holanda 30%
Në Kosovë aktualisht në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencioneve të pavarura përfaqësimi i grave është nën 15%, e me siguri në shoqëritë aksionare është edhe më i ulët.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...