Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në fjalimin e saj ka thënë se pako emergjente është ndarë në mënyrë jo të drejtë.
Ajo e ka quajtur ish-qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti si qeveri të mashtrimit, shkua arbresh.info.
Deliu ka thënë se halli i ish-qeverisë ka qenë rehatimi i militantëve në borde.
“Pako e qeverisë Kurti nuk ka përfshirë të gjitha kategoritë dhe nuk ka merituar të vij në Kuvend dhe të votohet. Edhe sot u dëshmua se kjo qeveria ka qenë qeveri e mashtrimit. Nuk ka qenë halli i qeverisë Kurti të mendoj për gjendjen e rënë ekonomikë të qytetarëve të shkret, por halli i tyre ka qenë si t’i rehatojnë militantët e tyre në Iber Lepenc dhe në borde të Ndërmarrjeve Publike”, ka thënë ajo./arbresh.info
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...