Deputeti i AAK-sëë, Daut Haradinaj tha se është kundër normës së punësimeve familjare dhe partiake. Ai këto komente i bëri në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.
“S’pajtohem me qëndrimet që thonë se duhen të punësohet të gjithë nga AAK apo të gjithë nga PDK. Por ne ata duhet t’i shohim si njerëz të Kosovës e jo gjithmonë duhet të identifikohen si njerëz të AAK-së, sepse ne kur shkojmë për të votuar gjithmonë votojmë ndonjë parti”, tha Daut Haradinaj.
Ndërkaq, duke folur për taksën, Haradinaj e pranoi se përveç efektit ekonomik e politik, nga taksa ka përfituar edhe AAK-ja.
“Është e vërtet se AAK ka përfituar nga taksa edhe në aspektin e brendshëm. Dje isha në Hoqë ku kishte ndodhur një masakër, nuk kishte njeri që nuk më ka përgëzua për qëndrimin tonë për taksën”, tha Daut Haradinaj.
Haradinaj theksoi se koalicioni PAN është shumë stabil edhe pse brenda mund të kenë mendime të kundërta për çështje të ndryshme. Duke folur për specialen Haradinaj mohoi të ketë marrë ftesë nga kjo gjykatë ndërkaq deklaroi se kjo gjykatë do të përfundoi ashtu siç u krijua.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...