Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatoren Nesrin Shileku-Shala dhe stafin, ka zhvilluar takim me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të udhëhequr nga shefi i misionit, Arkadiusz Majewski.
Takimi u zhvillua në kuadër të asistencës teknike të FMN-së për rishikimin dhe zbatimin e Kodit të Transparencës për Bankat Qendrore.
Guvernatori Ismaili falënderoi FMN-në për mbështetjen dhe theksoi rëndësinë e forcimit të transparencës dhe qeverisjes së mirë në funksion të standardeve ndërkombëtare.
Misioni i FMN-së do të shqyrtojë nga afër praktikat e BQK-së në fushën e komunikimit dhe marrëdhënieve me institucionet, sektorin financiar dhe publikun, me qëllim rritjen e efektivitetit dhe llogaridhënies.
Ky projekt pason përvoja të ngjashme në rajon dhe dëshmon përkushtimin e BQK-së për avancim institucional dhe ndërtim të besimit publik.
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026